Veprimtaria

Veprimtaria e ISIS është e fokusuar në organizimin e studimeve dhe veprimtarive shkencore (simpoziume, seminare, konferenca, tryeza diskutimesh etj), realizimin e sondazheve të ndryshme e të pavarura që japin të dhëna mbi shprehjen e opinionit publik, mbajtjen e leksioneve akademike e publike, kurse afatshkurtra e afatmesme trajnimi, bashkëpunim shkencor me universitete publike e jopublike kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata, shoqata dhe institucione shqiptare e të huaja; anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare të kësaj fushe ose të ngjashme me te.