Botime

Revista teoriko-shkencore “Studime në Fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë”

 

Kjo reviste është botim i ISIS, Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë, me synim ndërtimin e një platforme shkencore të përpunimit të mendimit në fushën e inteligjences dhe sigurisë.

Revista përbëhet nga katër pjesë:
Pjesa e parë
Kjo pjese do të trajtoje tematika te sigurisë, duke përfshirë qasje konvencionale dhe jokonvencionale, duke sjellë në tregun shqiptar të ideve zhvillimet globale, rajonale dhe lokale në këtë fushë të rëndësisë së veçantë. Studimet mbi çështjet e sigurisë kombëtare zënë një vend të posaçëm.
Pjesa e dytë
I kushtohet Fushës së Inteligjencës, një fushë e ndërlidhur me sigurinë, por kjo e trajtuar me të gjitha specifikat e saj me fokus pasqyrimin dhe analizimin e rolittë Inteligjencës në përballimine rreziqevetë shumëfishtame të cilatpërballet shoqëria dhe bota në ditët e sotme.
Pjesa e tretë
Ne kete pjese do te botohen studime, në të cilat do të bëhen analiza dhe vlerësime të karakterit historik. Nëpërmjet gërshetimit të studimeve në këto tre fusha komplekse, revista synon të kryeje analiza gjithëpërfshirëse të bazuar mbi normat,rregullat dhe metodologjinë e kërkimit shkencor.
Pjesa e katërt
Kjo pjese fokusohet në studime dhe analiza me karakter multidisiplinor që lidhen me sigurinë. Në këtë pjesë do të botohen edhe reçensione të botimeve të ndryshme mbi Fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë.