Fjalim nga Shkelqim Berisha

Të nderuar lexues,

Revista teoriko-shkencore “Studime në Fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë”, është botim i Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë, me synim ndërtimin e një platforme shkencore të përpunimit të mendimit në fushën e sigurisë. Instituti i Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë (ISIS) është një organizatë jo-fitiminprurëse (OJF) që synon të shtrojë perspektivën e të qenit një aktor lider në fushën e mendimit teorik dhe shkencor,
ekspertizës teorike dhe teknike, e po ashtu informimit të elitës politike, akademike dhe opinionit publik në lidhje me zhvillimet në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.
Veprimtaria e ISIS është e fokusuar në organizimin e studimeve dhe veprimtarive shkencore (simpoziume, seminare, konferenca, tryeza diskutimesh etj.), realizimin e sondazheve të ndryshme e të pavarura që japin të dhëna mbi shprehjen e opinionit publik, mbajtjen e leksioneve akademike e publike, kurse afatshkurtra e afatmesme trajnimi, bashkëpunim shkencor me universitete publike e jopublike kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata, shoqata dhe institucione shqiptare e të huaja; anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare të kësaj fushe ose të ngjashme me të, etj. Në kuadër të kësaj kornize të pasur aktivitetesh, ISSIS, nëpërmjet një bordi editorial të specializuar do të botojë edhe këtë revistë teoriko-shkencore, duke dhënë kështu një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e mendimit intelektual, kritik dhe profesional në fushat përkatëse studimore.
Revista përbëhet nga katër pjesë. Në pjesën e saj të parë, do të trajtohet tematika e sigurisë, duke përfshirë qasje konvencionale dhe jokonvencionale, duke sjellë në tregun shqiptar të ideve zhvillimet globale, rajonale dhe lokale në këtë fushë të rëndësisë së veçantë. Studimet mbi çështjet e sigurisë kombëtare zënë një vend të posaçëm.
Pjesa e dytë i kushtohet Fushës së Inteligjencës, një fushë e ndërlidhur me sigurinë, por kjo e trajtuar me të gjitha specifikat e saj me fokus pasqyrimin dhe analizimin e rolittë Inteligjencës në përballimine rreziqevetë shumëfishtame të cilat përballet shoqëria dhe bota në ditët e sotme.
Nëpjesën e tretë do të botohen studime, në të cilat do të bëhen analiza dhe vlerësime të karakterit historik. Nëpërmjet gërshetimit të studimeve në këto tre fusha komplekse, revista synon të kryeje analizagjithëpërfshirëse të bazuar mbi normat,rregullat dhe metodologjinë e kërkimit shkencor. Pjesa e katërt fokusohet në studime dhe analiza me karakter multidisiplinor që lidhen me sigurinë. Në këtë pjesë do të botohen edhe reçensione të botimeve të ndryshme mbi Fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë.

Shkëlqim BERISHA Drejtor i ISIS