Flasin per ISIS

Fjala Përshëndetëse nga Ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami

Z.Arben Imami, Minister  i Mbrojtjes 2009-2013

Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në strukturat  euro-atlantike ka ecur me ritme të shpejta përkundër gjendjes që ekzistonte pak më shumë se një dekadë më parë. Marrëdhëniet ndërmjet vendeve në Ballkan bazohen kryesisht mbi principet e fqinjësisë së mirë, duke rritur bashkëpunimin dhe mirëbesimin ndërmjet aktorëve rajonalë. Në këtë kontekst, Shqipëria ka luajtur në mënyrë specifike një rol konstruktiv duke ndihmuar në rritjen e mirëbesimit dhe bashkëpunimit rajonal. Shqipëria dhe Kroacia janë integruar në strukturën euroatlantike të sigurisë, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit janë të lidhur me NATO-n nëpërmjet mekanizmave të tjerë integrues si PfP, etj. Në këto kushte të një strukture të re të sigurisë europiane, njohja, informacioni dhe besueshmëria, janë elementë të rëndësishëm si për vendimmarrësit edhe opinion- bërësit dhe shoqërinë në tërësi. Revista shkencore “Studime në Fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë” është një kontribut i rëndësishëm për vendosjen e Studimeve të Sigurisë dhe Politikës Ndërkombëtare në kornizat e reja doktrinare, të reflektuara me vonesë në Shqipëri dhe Ballkan për shkak të vendosjes së disiplinave të mendimit në një shtrat të vetëm ideologjik.Uroj që, kjo revistë të jetë një dritare e hapur për mendimin në fushën e sigurisë dhe inteligjencës duke e bërë këtë fushë domain të rëndësishëm edhe për publikun.

 

Fjala Përshëndetëse nga Ministri i Brendshëm   Z.Flamur Noka

 

Z.Flamur Noka , Minister i Brendshem 2011-2013

Eshtë kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes në këtë nismë që keni ndërmarrë. Kjo nismë është një tregues i progresit të perceptim-it të rëndësisë së studimeve në Fushën e Sigurisë dhe Inteligjencës. Sot, ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve marramendëse që vendi ynë ka njohur njëzet vitet e fundit. Nga një vend i izoluar i botës së tretë, Shqipëria është sot e hapur ndaj investimeve mbarëbotërore, kjo jo vetëm si rezultat i burimeve natyrore dhe fuqisë punëtore, por edhe si rezultat i politikave përherë e më të favorshme të ofruara  nga vendi ynë. Por këto zhvillime nuk do të ishin të mundshme pa një mjedis të qëndrueshëm sigurie, të cilin Shqipëria pas një reformimi dhe zhvil- limi të vazhdueshëm e “vulosi” duke u bërë anëtar i aleancës më të madhe të sigurisë të njohur deri sot, NATO.

Tashmë, me një demokraci të konsoliduar, vendi ynë ka synim të qartë integrimin në Bashkimin Europian, jo vetëm për t’i dhënë hov zhvil- limit ekonomik të vendit, por edhe si një mënyrë për të përforcuar pozicionin si kontribues në  mjedisin e sigurisë, i cili nuk mund të mos konsiderohet i konsoliduar pa një integrim të Ballkanit Perën- dimor në BE. Duke pasur parasysh këtë mjedis kompleks, e gjej me shumë vend iniciativën tuaj për të ofruar një mundësi më shumë për informim mbi çështje të rëndësishme të sigurisë dhe inteligjencës.

 

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi,  Shef i Shtabit të Përgjithshëm

 

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi,  Shef i Shtabit të Përgjithshëm  2011-2013

Eshtë kënaqësi e veçantë të përshëndes revistën tuaj në numrin e saj të parë. Unë jam i sigurtë që, kjo revistë, do të afrojë mendimin më të kuali- fikuar teorik e analitik të çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, jo vetëm nga radhët e Forcave të Arma- tosura, por edhe më gjerë. Objekti dhe ambicia e kësaj reviste duhet të mbështetet, sepse ajo synon të zhvillojë edhe më tej një numër çështjesh, që sot janë përgjegjësi dhe sfida jo vetëm për FA. E kjo padyshim, duke pasur në bazë traditën tonë mjaft të vleshme, por edhe duke u mbështetur në mendimin bashkëkohor botëror. Forcat e Armatosura, sot,  janë në një fazë transformimesh, reformimesh dhe modernizimesh,  në interes të plotësimit me sukses të misionit të tyre. Sigurisht që realizimi i tyre do të jetë edhe produkt i njohjes, analizës dhe rekomandimeve që vijnë nëpërmjet zhvillimit të mendimit teorik. Saktësisht kjo do të kërkojë një koncept të ri për sigurinë dhe mbrojtjen me qëllim që të na orientojë, që struk- turat tona të  funksionojnë efektivisht, në një ambient që ndryshon, që është  jo rrallë herë edhe i pasigurtë dhe kaotik. Kjo më jep edhe një herë mundësinë që të konfirmoj që, gjeografia e revistës suaj do të jetë e gjerë, përfshirëse edhe për institucionet e tjera, por edhe nga individë që kanë interesa jo vetëm në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes, por edhe teorinë e diplomacisë, gjeopolitikës, lidershipit, menaxhimit etj. Ndërkohë une besoj që do të keni mundësi të af- roni pjesmarrës mjaft të nderuar edhe nga Kosova dhe trevat e tjera kombëtare. Kualitetet që ju do të ofroni, do të krijojnë besimin që, nëpërmjet angazhimit të përbashkët të plotësojmë të gjitha  angazhimet dhe kërkesat në nivel institucio- nal, kombëtar e më gjerë.

Unë besoj që jo vetëm objekti, por edhe angazhimi në revistën tuaj do të jetë mundësia për të tërhequr dhe zhvilluar mendime që do të jenë edhe referenca në rrugën tonë të integrimit në strukturat euro-atlantike. Në këto kushte, perceptimi i problemeve në çeshtjet e sigurisë dhe të mbrojtjes do të kërkojë në principet metodologjike, mundësimin  identifikimit të  lidhjeve dhe aspekteve  thelbësore të një procesi të ri në zhvillimet e angazhimet e reja,  parë si një proces i gjerë, por edhe në aspekte të vecanta të saj.

Revista juaj, është një iniciativë dhe ndërmarrje e vlerësuar dhe ajo do ti shtohet arsenalit të botimeve në objekt të çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes.