z

Tre ditë zi kombëtare në Nigeri/ Pas sulmit mbi bazën ushtarake, ku mbetën 89 ushtarë të vrarë

Qeveria e Nigerisë ka deklaruar tre ditë zi kombëtare, pasi 89 ushtarë u vranë në një sulm ndaj një baze ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë.

Sulmi ndodhi të enjten, kur militantë të armatosur rëndë sulmuan një post ushtarake në Chinagodrar në perëndimin e vendit, afër kufirit të Mali, tha zëdhënësi i qeverisë Abdourahame Zakari në një deklaratë të dielën, raporton CNN.

Flamuri i Nigerisë gjithashtu do të ngrihet në gjysëm shtizë, në nder të trupave të vrarë në sulm.

Presidenti Mahamadou Issoufou dërgoi “ngushëllimet e tij të thella” familjeve të viktimave nga sulmi dhe u uroi atyre të plagosurve, një shërim të shpejtë.

Numri i trupave të vrarë gjatë sulmit të së enjtes kryeson shifrat e viktimave, pasi nga sulmi i muajit të kaluar nga sulmet e militantëve xhihadist në një post tjetër ushtarak në perëndimin e vendit, mbetën 71 ushtarë të vdekur.

Trupat ushtarake në Niger dhe Mali, po luftojnë për të shtypur një kryengritje xhihadiste, e cila ka sulmuar poste ushtarake në të dy vendet gjatë muajve të fundit.

Në nëntor, 13 ushtarë francezë u vranë në një përplasje ku u përfshinë dy helikopterë, gjatë një operacioni kundër luftëtarëve të xhihadistëve në Mali.

 

Leave a Reply