z

Sulmi me raketa aksidental/ Kryeministri Trudeau dyshon mbi pretendimet e Iranit: Kemi ende shumë pyetje

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, hedh dyshime mbi pretendimet e Iranit se aksidentalisht goditi avionin urkranias të mërkurën.

“Unë jam, natyrisht, i indinjuar dhe i tërbuar”, tha Trudeau për rrëzimin, i cili vrau 57 kanadezë, raporton Dailymail.

Irani pretendoi se një operator raketash hapi zjarr ndaj Boeing 737 sepse komunikimet e tij u bllokuan dhe ai mendoi se kishte vetëm 10 sekonda për të reaguar, ka thënë një komandant i Gardës Revolucionare.

Gjeneral brigade Amirali Hajizadeh, komandanti i hapësirës ajrore të Gardës, tha të shtunën se operatori gaboi me avionin e Ukrainës, duke e ngatërruar me një raketë të SHBA, si përgjigje ndaj sulmeve raketore balistike iraniane dhe për këtë arsye, ai mori vendimin nëse duhet të hapte zjarr apo jo.

“Unë do të kisha vdekur dhe nuk do ta kisha parë një incident të tillë,” tha Hajizadeh në një konferencë shtypi. Ai pretendoi se ishte bërë një ‘kërkesë për të pastruar qiellin nga fluturimet civile në atë kohë, por kjo nuk ndodhi për shkak të rezervave’.

Trudeau tha se përplasja është ‘një çështje jashtëzakonisht serioze’.

“Kanada dhe bota kanë ende shumë pyetje,” tha ai në një konferencë shtypi në Otava. ‘Pyetjeve që duhet të përgjigjen’.

Leave a Reply