z

Zgjedhjet në Tajvan/ Kritikoi ndikimin Kinez, Tsai Ing-wen fiton mandatin e dytë presidencial

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, ka siguruar një mandat të dytë në zgjedhjet në presidenciale, pas debatit të mbizotëruar nga marrëdhëniet e ishullit me Kinën.

Zonja Tsai siguroi pak më shumë se 57% të votave, duke vendosur një rekord me 8.2 milion vota më shumë, para rivalit të saj Han Kuo-yu, raporton BBC.

Zonja Tsai kundërshton lidhje më të ngushta me Kinën, duke sugjeruar se ato do të sjellin përfitime ekonomike për Tajvan.

Në fjalën e saj pas fitores, Tsai i tha Kinës të hiqte dorë nga kërcënimi i saj për të marrë përsëri me forcë ishullin.

Në një konferencë për shtyp, zonja Tsai tha: “Tajvani po i tregon botës se sa shumë e vlerësojmë mënyrën tonë të lirë të jetës demokratike dhe sa shumë e vlerësojmë kombin tonë”.

Kina ka pretenduar sovranitetin mbi Tajvanin që nga përfundimi i luftës civile kineze në 1949. Ata thotë se Tajvani përfundimisht duhet të ribashkohet me Kinën, me forcë nëse është e nevojshme.

Zonja Tsai tha që Kina tani duhet ta heqë atë kërcënim.

“Paqja do të thotë që Kina duhet të braktisë kërcënimet e forcës kundër Tajvanit,” tha ajo në kryeqytetin Taipei.

“Shpresoj gjithashtu që autoritetet e Pekinit ta kuptojnë se Tajvani demokratik dhe qeveria jonë e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk do të pranojnë kërcënime.”

Leave a Reply