z

Vriten së paku 14 persona në Burkina Faso, personi i armatosur hapi zjarr brenda kishës

Së paku 14 njerëz janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Burkina Faso.

Viktimat po merrnin pjesë në një meshë në kishën në Hantoukoura, në pjesën lindore të vendit, sipas Rel.

Identiteti i sulmuesit nuk dihet dhe motivet ende janë të paqarta.

Qindra njerëz janë vrarë në këtë vend gjatë viteve të kaluara, shumica prej tyre nga sulmet e xhihadistëve, duke përshkallëzuar tensionet etnike dhe fetare, kryesisht në rajonin në kufi me Malin.

Në sulmin e së dielës, sipas një deklarate të qeverisë rajonale, krahas viktimave, ka pasur edhe shumë persona të plagosur.

Një burim i organeve të sigurisë i tha agjencisë AFP se persona të armatosur e kanë kryer sulmin “duke vrarë besimtarët, përfshirë priftin e kishës dhe fëmijë”.

Numri i sulmeve të militantëve islamikë është rritur në Burkina Faso që nga viti 2015, duke detyruar mbylljen e mijëra shkollave.

Leave a Reply