z

Bogota në ‘shtetrrethim’ pas 40 vitesh, vazhdojnë protestat e dhunshme antiqeveritare

Kolumbia ka vendosur një shtetrrethimi në kryeqytetin e saj Bogota për herë të parë në 4 dekada, pas ditës së dytë të protestave antiqeveritare.

Përplasjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë ndodhën pasi rreth 250 mijë protestues dolën në rrugë për të refuzuar qeverinë e presidentit kolumbian Iván Duque, raporton FoxNews.

Duque vendosi shtetrrethimin, pasi tre persona u vranë, në ato që autoritetet i cilësuan si incidente të dhunshme brenda natës.

Sipas policisë, 146 persona janë arrestuar në dy ditët e trazirave. Të paktën 151 oficerë policie dhe ushtarakë janë lënduar, përveç 122 civilëve.

“Një gjë është shprehja paqësore përmes protestës,” tha ai. “Një gjë tjetër shumë e ndryshme është të përfitosh nga protesta për të mbjellë kaos.”

Hera e fundit që qyteti imponoi një shtetrrethim ishte në 1977 për një grevë të përgjithshme, përpara se dhuna e kartelit të lidhura me drogën, të bëhej e shfrenuar dhe lufta guerilse të intensifikohej.

Duque gjithashtu njoftoi se ai do të hapë një “bisedë kombëtare” në të gjithë vendin javën e ardhshme, për të gjetur zgjidhje afatgjata për pabarazinë dhe korrupsionin.

“Hapësira për dialog ekziston,” tha ai.

Demonstratat pasojnë një valë protestash që mbizotërojnë Amerikën Latine.

Protesta të mëdha në Kili, Bolivi dhe Ekuador kanë shpërthyer, ndërsa qytetarët shprehin zhgënjime me liderët politikë.

Protestat dhe grevat në mbarë vendin u organizuan nga punëtorët e sindikatës që kërkuan reformë të ligjit të punës dhe pensioneve.

Në 15 muajt e parë të administrimit të tij, Duque ka parë rënien e vlerësimit të tij në 26 % dhe është përballur me një seri pengesash.

Leave a Reply