z

Rojet bregdetare libiane, ndalojnë 284 migrantë në Detin Mesdhe

Roja bregdetare e Libisë thotë se ka ndaluar 284 migrantë në Detin Mesdhe.

Në deklaratën e sotme thuhet se migrantët u ndaluan në katër operacione të ndara, në ujëra afër qyteteve bregdetare të Zawya, Garabulli dhe Abu-Kemmash dhe Tripoli, raporton Rel.

Migrantët, sipas autoriteteve libiane, u janë dorëzuar autoriteteve në Tripoli dhe janë dërguar në qendra të ndalimit.

Libia është pikë kyçe e rrugës së migrantëve që ikin nga luftërat dhe varfëria dhe që tentojnë të arrijnë në Evropë.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të parandaluar kalimet e rrezikshme në det të migrantëve.

Leave a Reply