Regjimi sirian kontrollon 60 për qind të lagjeve rebele të Alepos

4 Dhjetor 2016

Regjimi sirian kontrollon 60 për qind të lagjeve rebele të Alepos

Luftimet e dhunshme kanë vazhduar edhe sot në Alepo ku forcat e regjimit sirian dhe aleatët kanë marrë më shumë se 60 për qind të lagjeve të mbajtura nga rebelët, që tentojnë të rezistojnë pavarësisht mjeteve të limituara.

Në ditën e 20-të të ofensivës me përmasa të mëdha, regjimi po i afrohet objektivit të tij për të marrë të gjithë qytetin e dytë në vend, ndarë që prej 2012.“Regjimi kontrollon tashmë 60 për qind të zonave rebele”, theksoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një organizatë që disponon një rrjet të gjerë burimesh në këtë vend në luftë.  “Luftime të dhunshme vazhdojnë në lagjen Karam al-Myessar, në lindje të Alepos, si dhe në lagjet fqinje”, sipas OSDH-së. Informon Indeksonline

www.aliiss.org

 

 

Leave a Reply