Gruevski kundër propozimit të Zaev për njohjen e shpipes si gjuhë zyrtare

30 Nentor 2016

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka hedhur poshtë propozimin e liderit të opozitës, Zoran Zaev, për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas.

Nëpërmjet një deklarate, Gruevski u shpreh se ideja e rivalit të tij rrezikon që të krijojë një përçarje më të thellë etnike në Maqedoni.

Ish-kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se forca politike e drejtuar prej tij do të mbështesë vetëm propozime që mund ndihmojnë në daljen e vendit nga kriza politike.

Megjithatë, Gruevski ka shprehur bindjen se ky propozim nuk do të gjejë as mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas tij, “qytetarët e Maqedonisë mbështesin vetëm përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”.

Aktualisht gjuha shqipe në Maqedoni njihet si gjuhë zyrtare në rajone të caktuara, por jo si një gjuhë zyrtare në të gjithë territorin.

Megjithatë, në vend ka patur shpesh herë propozime për zyrtarizimin e shqipes në të gjithë Maqedoninë, sikurse ishte edhe propozimi i fundit i bërë nga lideri opozitar, Zoran Zaev, ide që me sa duket nuk është mbështetur nga VMRO-DPMNE. Informon Lapsi.al

www.aliiss.org

Leave a Reply