Rama: Paga minimale do jetë 375 mijë Lekë

30 Nentor 2016

Duke folur në aktivitetin për modernizmin e administratës publike, kryeministri Rama ka njoftuar edhe vendimin e qeverisë për rritje të pagave të punonjësve të sektorit shtetëtor.

Sipas tij paga minimale nga 220 mijë lekë shkon në 375 mijë lekë, ndërsa s’do të ketë rritje për ministrat dhe as për atë vetë.

“Është momenti për të ndarë frutet e para të reformave. Rritja e pagave nuk është rritje e zakonshme, po është shpërblim për mbështetjen që i keni dhënë reformave. Do spostojmë 100 milionë Dollarë për të rritur paga dhe pensione. Në 8 vjet qeveria e kaluar bëri rritje me 124 milionë Dollarë. Ne në një vit 100 milionë Dollarë. Kemi pagën më të ulët në shtet 220 mijë Lekë të vjetra, e çojmë 375 mijë Lekë të vjetra. Nuk është mjaft, por është shumë më tepër”, tha Rama.

Rritjen e pagave ai e krahasoi edhe me qeverinë e PD-së. Në 8 vite të qeverisë së Berishës tha Rama, u shpenzuan 124 milionë dollarë për rritjen e pagave, ndërsa në 4 vite të qeverisjes së tij, do të shpenzohen 100 milionë dollarë. Informon Lapsi.al

www.aliiss.org

Leave a Reply