Gjykata Kushtetuese ridërgon Vetingun në Venecia, kishte gabime në përkthim

30 Nentor 2016

Gjykata Kushtetuese i ka nisur pasditen e kësaj të mërkure Komisionit të Venecias një tjetër version të ligjit të Vetting-ut në gjuhën angleze. Shkak për këtë janë bërë vërejtjet që Partia Demokratike kishte rreth draftit të dërguar më parë në këtë komision. Sipas përfaqësuesve të PD-së, “Venecias” i është dërguar një variant me shumë pasaktësi që mund të çojë në një vendim të cenuar të këtij komisioni për këtë çështje.

Lapsi.al mësoi se drafti i mëparshëm në anglisht ishte i EURALIUS, por demokratët gjetën në këtë material terma të cilët sipas tyre nuk janë përkthyer korrekt e që mund të ndikojnë në mendimin që do të japë Komisioni i Venecias.

Mësohet gjithashtu se Gjykata Kusihtetuese kontaktoi përkthyes të licensuar pranë Ministrisë së Drejtësisë për të verifikuar versionin anglisht të ligjit dhe mësohet se përkthimi i disa termave të kontestuar nga opozita janë korrigjuar. Ky material i është nisur tashmë komisionit  i cili do të japë mendimin e tij në mbledhjen e datës 9 dhe 10 dhjetor.

Burime pranë PD-së i thanë ABC News se nuk është problem vetëm përkthimi në anglisht i ligjit, por edhe i Kushtetutës. Për këtë arsye, këshilltarët ligjorë të Partisë Demokratike kanë përgatitur dhe vetë një letër për Komisionin e Venecias. Mare nga Lapsi.al

www.aliiss.org

Leave a Reply