Serbia shkel marrëveshjet në raport me Kosovën

26 Nentor 2016

Serbia shkelë marrëveshjet në raport me Kosovën

Takimeve të zhvilluara në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë, hajrin duket t’ua ketë parë vetëm Serbia.

Të dhënat që janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë, tregojnë se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet nga shteti serb, shkruan Indeksonline.

Duke filluar me simbole shtetërore, vula e më pas edhe me çështje doganore. Kjo tregti e lirë mes dy vendeve është mundësuar vetëm fal njohjes reciproke të vulave doganore, marrëveshje kjo që nga viti 2011, mirëpo thuhet se ende ka pengesa si pasojë e strukturave paralele nga ana e institucioneve doganore të Serbisë.

Probleme të tilla, duket të adresohen ç’do ditë te pikë kalimet në Merdare e Dheu i Bardhë, të gjitha këto bëhen të ditura në raportin e publikuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës, për vitin 2016.

“Serbia duhet ta respektojë marrëveshjen dhe t’i shpërbëj strukturat dhe vulat e saja paralele doganore. Organogrami i Administratës Doganore të Serbisë (zyrat doganore) ende e përfshinë, Prishtinën si zyrë të saj doganore”, tregon raporti.

Ndërsa vulat doganore, thuhet se mbajnë  mbishkrimin “Dega Doganore në Prishtinë”, ku kjo e fundit është nën Degën Doganore, të Nishit në Serbi.

“Kjo tregon që Serbia, edhe pas pesë vjetësh, nuk po e respekton plotësisht Marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të vulave doganore, të arritur më 2 shtator 2011 dhe që, për më tepër, po i shkel rregullat e CEFTA-së, në kuadër të të cilave palët janë pajtuar që të përdorin vulat e konfirmuara për të gjithë anëtarët e CEFTA-së”.  Mare nga Indeksonline

www.aliiss.org

Leave a Reply