Ambasadori i SHBA-së: Ky është ‘çelësi’ i suksesit në bisedimet Kosovë-Serbi

29 Tetor 2016

Ambasadori i SHBA-së: Ky është ‘çelësi’ i suksesit në bisedimet Kosovë-Serbi

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq është takuar sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott me të cilin kanë diskutuar rolin e Serbisë për marrëdhënie të mira në Ballkanin perëndimor dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Në një deklaratë për medie zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se Vuçiq dhe Scott kanë thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-ve janë në nivel të duhur, duke theksuar edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, transmeton Indeksonline.

Ata gjithashtu kanë diskutuar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës duke arritur në përfundim se suksesi i këtij procesi varet nga aplikimi i marrëveshjeve të arritura.Mare nga Indeksonline

 www.aliiss.org

Leave a Reply