Deputeti Ben Blushi kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë

29 Tetor 2016

Deputeti Ben Blushi i bashkohet shoqërisë civile dhe një grupi artistësh që po protestojnë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë.

“Kam 25 vjet që shoh ata që sulmojnë luginën e Valbonës. Sot shkoj të dëgjoj ata që duan ta mbrojnë”, shkruan Blushi në Facebook.

Së fundi qeveria “Rama” ka deklaruar se nga 11 leje të dhëna nga Berisha, në Valbonë do të ndërtohen vetëm dy HEC-e.

Sipas Ramës ka një koste të madhe për buxhetin e shtetit anulimi i lejeve. Por ambientalistët dhe shoqëria civile i kundërshtojnë këto projekte, me argumentin se dëmtojnë natyrën e një prej zonave më të bukura në vend.

Mare nga LAPSI.AL

www.aliiss.org

Leave a Reply