Gerhard Shroder: Miku i ngushte gjerman i Vladimir Putinit ne Tirane!

27 Shtator 2016

gerard shroiderputin shroider

 

Nga Hasan Metuku

Miku i ngushte gjerman i Vladimir Putinit ne Tirane!

Dy ditet e fundit politika dhe diplomacia Ruse per ekspansion ne Ballkan hodhi nje nje hap te rendesishem duke angazhuar mikun e ngushte te Carit te Kremlinit ne nje vizite ne Tirane.

Gerhard Shroder-Ish Kancelarit te Gjermanise, (1998-2005) perfaqesues i Partise Social Demokrate Gjermane vizitoi Tiranen, Kryeministrine, i shoqeruar nga Knut Fleckenstein-anetar ne Parlamentit Evropian, si perfaqesues i Partise Social Demokrate Gjermane. Ky i fundit i njohur tashme nga publiku shqiptar.

Mesazhi mediatik i percjelle per publikun ishte se ish-Kancelari i kerkoj miqve te tij Socialiste në qeveri procesimin e shpejte dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi si dhe luften kunder korrupsionit dhe krimit dhe ne drejtimin e politikes se jashtme, ai u ndal veçanërisht dhe vleresoj lart viziten e Kryeministrit Rama ne Beograd dhe ansjelltas ate te Vucic ne Tirane. Shroeder solli ne vemendje maredheniet e veshtira ne te kaluaren Franko-Gjermane, por sugjeroj qe bashkepunimi rinor rajonal dhe koordinimi i zhvillimit rajonal te Ballkanit ndermjet vendeve te tij do te ishte hap i rendesishem drejt Bashkimit Evropian, pavaresisht sipas tij të gjendjes ku gjendet Bashkimi Evropian dhe skepticizmit ndaj tij.

Mesazhi i mesiperm eshte mesazh i ngjashem me ate te Diplomacise Amerikane dhe Evropiane ndaj politikes zyrtare te Tiranes dhe eshte mbeshtetur prej tyre me mjete monetare dhe angazhime te drejperdrejta te kancelarive te Uashingtonit dhe Bonit. Deri ketu ajo do te ishte per tu pershendetur dhe pergezuar.
Por duke qene se personi, (pasi ai tashme nuk eshte zyrtar ) qe e percolli kete mesazh eshte miku i ngushte dhe emisar i neo-diktatorit Rus Vladimir Putin, mesazhi it tij nuk shembellen vleren e vertete te mesazheve te tilla.

Per kujtese, miqesia e ish Kancelarit Shroeder me Putin u forcua gjate viteve qe ai sherbeu si Kancelar i Gjermanise, madje Putin, u kujdes qe miku i tij, te mos ngelet i pa pune pasi ai u mund ne zgjedhje nga partia e Kancelares Angela Merkel. Vetem 10 dite pas humbjes se zgjedhjeve, Gerhard Shroeder zgjidhet Kryetar i Bordit te Aksionereve te kompanise shteterore te gazit natyror Gazprom, ku shteti Rus zoteron 51% te aksioneve.

Kjo zgjedhje e tij e menjhershme solli dyshime te forta per konflikt interesi e korrupsion , që mbante erë të qelbur. Marreveshja ishte e firmosur prej tij si Kancelar i Gjermanise dhe Rusise te nje marreveshje per ndertimin e gazsjellesi prej afro 1000 kilometra gjatesi, me vlere rreth 4.6 miliard dollare, nen detin Balltik, duke shmangur kalimin e tij nepermjet vendeve te tjera Evropiane.

Per me se 11 vjet tashme, ish Kancelari, vazhdon te punoje ne kompanine shtetrore Ruse te gazit dhe gjate kesaj kohe miqesia e tij me Putinin eshte forcuar duke marre status special te “”mikut familjar” te Vladimir Putin, fakt i cili konfirmohet publikisht dhe nga darka lluksoze e shtruar per nder te ish-Kancelarit, ne Pallatin Jussupov, ne Shen Peterburg-Rusi, me rastin e ditelindjes se tij, 70-vjetorit dhe perqafimit te tij te ngrohte me mikun e tij Putin.

Dhe kjo ndodh ne vitin 2014 kur Perendimi ishte ne konflikt te hapur me Rusine per pushtimin dhe aneksimin e Krimese , pjese e territorit te nje vendi sovran, Ukraines dhe shkeljes se vazhdueshme te te drejtave te njeriut brenda Rusise nga regjimi i mikut te tij Putin! Koalicioni qeverises i Kancelarese Angela Merkel, i cili fajesonte regjimin e Putinit per thellimin e krizes ne Ukraine, reagoi ashper ndaj sjelljes se ish Knacelarit Shroeder.

Christoph Strasser zedhenesi i zonjes Merkel per te Drejtat e Njeriut , Social Demokrati e akuzoi Shroeder per cinizem, duke thene se “ferkimi i shpatullave te Putinit” ishte nje provokim dhe se sjellja e ish kabncelarit ishte e denueshme per te gjithe ata njerez qe luftojne per mbrojtjen e te drejteave te njeriut. Ndersa nje zyrtar tjeter gjerman do ta quante sjelljen e Shroederit si “te papergjegjshme” kur ish-Kancelari gjerman feston nderkohe qe oficeri i ushtrise Gjermane qe sherbente si vezhgues diplomatik, mbahej peng nga aktivistet Ukrainas pro-Rus.

Gerhard Shroeder, miku personal i Vladimir Putin, ka mbrojtur Rusine ne disa raste per pushtimin e Ukraines nderkohe qe e thene nga zyrtaret e larte prane Kancelares Merkel, ai nuk ka asnje lidhje me qeverine dhe politiken e qeverise gjermane.

Ne rastin tone, pyetja qe lind natyrshem eshte cili ishte misioni i vertete i ish-Kancelarit Shroeder ne Tirane dhe ai ishte shoqeruesi i tij, anetari i Parlamentit Evropian ne nje vizite zyrtare te pales Gjermane apo Bashkimit Evropian?!

Pergjigja eshte: anjera nga te dyja nuk eshte e vertete, por vizita e tij ishte nen misionin e kamufluar, dhe te organizuar nga regjimi i Putinit, duke zgjedhur ‘Marshallin Evropian Shroeder” per te avancuar interesat dhe influencen e Rusise ne Ballkan dhe zgjeruar koridorin e nendheshem funksional qe lidh Mosken me Tiranen!

Ndoshta, ne ditet, muajt dhe vitet qe vijne, do te shihni, nen drejtimin e Edvin Rames, qe Shqiperia do te beje perpjekje, mund te afrohet dhe madje behet anetare e COMECON (shqip KOMEKON) e themeluar nga Bashkimi Sovjetik ne vitin 1949 (sot quhet Keshilli per Asistence Reciproke Ekonomike, CMEA) si kunderpergjigje ndaj krijimit te Komitetit Evropian per Bashkepunim Ekonomik ne Evropen Perendimore te krijuar ne vitin 1948. Per informacion, ne organizaten Sovjetike KOMEKON benin pjese shtete si : Bashkimi Sovjetik, Cekosllovakia, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania, Shqiperia , Republika Demokratike Gjermane, Jugosllavia, Mongolia dhe Kuba.

Vizita e Shroederit, i cili ka kritikuar disa vende te Evropiane per vendimin e tyre per te njohur pamvaresine e Kosoves si shtet i pavarur pas shpalljes nga Kosova te Pavaresise ne vitin 2008. Ne Mars te vitit 2014, Gerhard Shroeder, miku i Rames dhe Putinit, krahasonte sit e njejte nderhyrjen e Rusise ne Krime-Ukraine me nderhyrjen e NATOS ne Kosove, duke i quajtur te dyja si shkelje te ligjeve nderkombetare dhe Kartes se Kombeve te Bashkuara. Ndersa qe ju te gjykoni dhe beni vete krahasimin, ne vitin 2007, kryeministrine e drejtuar nga z. Berisha, e vizitonte Presidenti i Shteteve te Bashkuara, George W. Bush.

Me pak gjasa per ndonje sponsorizim nga Bashkimi Evropian te kesaj vizite te figures kontoverse te Shroederit ne Tirane, ajo vjen tek kryeministri Rama, e sponsorizuar nga miqte e ngushte, Vladimir Putin dhe anti shqiptari Boris Tadic e te tjere duke perdorur dhe zyrtare te larte te institucioneve Evropiane. Shroeder nga pikpamja e jetes personale, ngjan me Edvin Ramen, pasi edhe ai eshte maruar kater ( 4 ) here. Faktin e mesiperm, jeta peronale e Shroederit dhe mund t’jua kisha kursyer, pasi ne dukje, nuk ka aspak lidhje me cfare kam trajtuar ne shkrim, por ndoshta lexuesi do te kuptoje pertej politikes dhe diplomacise, se ngjashmeria e karaktereve te njeriut eshte ndikues ne te gjithe veprimtarine jetesore dhe se “zogjte me te njejten pupel fluturojne sebashku”.

Ndaj vigjilenca dhe mekanizmat politike dhe diplomatike te institucioneve perendimore ndaj levizjeve te Rusise ne Ballkan dhe vecanerisht ne Shqiperi duhet te njohin nje ridimensionim, duke mbeshtetur forcat shqiptare pro-perendimore politike ne vend, forcimin e institucioneve demokratike dhe minimizuar rrezikun qe vjen nga autoritarizmi i Rames, afeksioni i tije per Lindjen, miqesite e tija personale me miqte e ngushte te Putinit dhe ngjashmerite e tyre në qeverisje.

Mos harroni, vizita e Shroederit ne Tirane, vjen vetem disa muaj pas vizites se Ramës në Uashington!

Këmbët e hapura te Ramës, njeren në Moske dhe tjetren në Uashington, nuk i sherbejne interesave te ceshtjes tonë Kombtare, pozicionimit te natyrshem te popullit Shqiptar në shoqerite e civilizuara perendimore dhe te ardhmes tone jetike ne institucionet Euro-Atlantike!

*Ky shkrim perfaqeson mendimi tim personal dhe jo te ndonje force politike apo Forumi ku une a dergoj.

www.aliiss.org

Leave a Reply