Sulmi i qeverisë, aleati i Ramës, Bamir Topi ktheu në detyrë gjyqtarin Aliaj

8 Qershor 2016

gjygjtari Aliaj

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një dokument ku tregohet ecuria e përballjes me ligjin të gjyqtarit Arjan Aliaj, i akuzuar nga qeveria për lidhje me Partinë Demokratike.

Gazetari i televizionit “ABC News”, Vezaj,në profilin e tij në Facebook ka publikuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2003.

“Sa i shkon shprehja, “këta janë të marrë!” siç thonë shkodranët!!

Para se të denoncosh, fyesh, shpifësh, akuzosh lexoni mo se të keqen e keni brenda!!

Gjyqtari Arjan Aliaj, është shkarkuar me vendimin nr.99 të datës 20 dhjetor 2000. Ky vendim i KLD-së është shfuqizuar si ANTIKUSHTETUES më 2 prill 2003 nga kryetari i famshëm Fehmi ABDIU, që ka urdhëruar KLD-në të rimarrë në shqyrtim. KLD-ja e kryesuar nga aleati i sotëm Bamir TOPI më datë 2 dhjetor 2009 e ktheu në detyrë gjyqtarin Aliaj”, shkruan Vezaj në postimin e tij.

Publikimi i vendimit dhe komenti i Vezajt u bë pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama sulmuan gjyqtarin Aliaj pas vendimit për pezullim nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dhe dhënies së masës së arrestit shtëpiak për dy zyrtarët e tjerë të policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj.

Masat i kërkoi Prokuroria e Tiranës në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, që dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi lidhur me një pajisje të futur në Shqipëri pa lejen ligjore të Prokurorit të Përgjithshëm. Mare nga Syri.net

 

 

gjyqtari-aliaj-640x452

www.aliiss.org

Leave a Reply