Kush është Petrit Dushi, i shumë kërkuari që u ekzekutua sot nga RENEA

22 Prill 2016

petrit-dushi-i-vertete

Petrit Dushi, i ekzekutuar sot bga forcat e RENEA-s në Gziq të Lezhës, konsiderohej si një ndër 50 personat më të kërkuar të Interpolit ndërsa kishte kryer një prej krimeve më të rënda që mbante dhe mban mend zona e lindjes së tij.

Ai akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij ne ’96 dhe më pas kishte marrë arratinë, duke kryer vrasjen e dytë pas 17 vitesh të personit që e strehoi dhe e fshehu prej policisë. Viktima e dytë është Mark Jaku, kushëri me autorin.

Sherri mes tyre kishte nisur pasi i zoti i shtëpisë kishte nisur t’i kërkonte kushëririt të tij, Petrit Dushi, që të dilte nga banesa pasi i rrezikohej familja.

“Nëse të gjen policia në banesën time, dënohem edhe unë. Kam frikë të të mbaj më gjatë”.

Kjo mësohet se kishte qenë një frazë e përsëritur shpesh në kohët e fundit nga Mark Jaku, por 44- vjeçari Petrit Dushi, nga fshati Kaçinar i Mirditës e kundërshtonte pasi i kishte ezauruar të gjitha vendqëndrimet e mundshme.

Nga Kaçinari i Mirditës, Dushi disa vite më parë kishte kryer një vrasje në zonën e tij.

Vrasja është kryer me thikë dhe nga të dhënat e pakta që ka mbetur nga ajo ngjarje e rëndë kishte ndodhur për konflikt për çështje pronësie.

Viktima e tij ishte një bashkëfshatar dhe sipas të dhënave të policisë së Lezhës, Petrit Dushi e kishte qëlluar viktimën e tij ditën që kishte martuar të bijën. Ai shpallet në kërkim nga policia por pa mundur të binte në gjurmët e tij.

Gjykata e dënoi në mungesë me 20 vite burg, duke e klasifikuar si një prej personave më të rrezikshëm në vend.

Por, Petrit Dushi humbet gjurmët dhe rishfaqet në 2015-ën me një tjetër vrasje.

Policia e Lezhës tha vetëm se ai ka jetuar për shumë kohë nëpër malet e Mirditës dhe të Lezhës, nëpër njerëzit e tij.Informon Lapsi.al duke ju referuar panorama.

www.aliiss.org

Leave a Reply