‘PANAMA PAPERS’ – DETAJET E LABIRINTIT FINANCIAR QË PO TRONDIT BOTËN

 

 

 

 

 

4 Prill 2016
“Dokumentet e Panamasë” (Panama Papers), është publikimi në disa medie ndërkombëtare i dokumenteve konfidenciale nga një parajsë fiskale. Dokumentet lidhen me arkivën e një kompanie private juridike panameze të quajtur Mossack-Fonseca.
Kjo studio juridike ka filiale në të gjithë kontinentet dhe është një nga 4 studiot më të mëdha në botë që ofron shërbime ‘ofshore’ për biznese dhe individë. Pra ofron shërbime ku garantohet anonimati dhe konfidencialiteti financiar.

Dosja e siguruar nga mediat ndërkombëtare është tepër voluminoze ajo përmban afro 11.5 milionë dokumente të cilat janë krijuar dhe arkivuar që prej vitit 1970 e deri më sot nga kompania juridike panameze Mossack-Fonseca.

Burimi i daljes së këtyre dokumenteve mbetet anonim dhe gazetat që i publikuan thonë se nuk e dinë se kush ua solli.

Publikimet ekspozuan pasuritë e disa figurave politike, njerëzve të lidhur me ta apo dhe zyrtarëve të fuqishëm.

_intro_imageUrl

Fabula zyrtare që kanë treguar gazetat që publikuan pjesë të dosjes sugjeron se një burim anonim kontaktoi me gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung gati një vit më parë.

Gazeta gjermane e ndau këtë sasi të jashtëzakonshme me ICIJ (Konsorciumi Ndërkombëtar për Gazetarinë Investigative), dokumentet u shpërndanë me qëllim analizimin sa më të shpejtë në 107 organizata mediatike në afro 80 shtete duke angazhuar të paktën 400 gazetarë që i shqyrtonin ato.

Raportimet e para mediatike nisën më datën 3 Prill 2016. Lista e plotë e kompanive që janë të përfshira në dosje pritet të publikohet në muajin Maj 2016.

Deri më tani kanë dalë përshkrime të dokumenteve dhe ende nuk janë publikuar dokumentet autentike.

Dokumentet janë kryesisht e-maile, dosje në PDF, foto dhe shkresa të brendshme të arkivës së kompanisë juridike panameze Mossack-Fonseca. Sasia e dokumenteve të siguruara në format elektronik është më e madhe se 2.6 Terra.

“Dokumentet e Panamasë” përmbajnë të dhëna  për afro 214 mijë kompani që ishin kliente të zyrës juridike Mossack-Fonseca.

Secila firmë kliente ka një dosje të veçantë ku renditen e-mailet, kontaktet, kontratat, dokumentet e skanuara dhe transkiptet.

E gjithë dosja përmban: 
4 milionë e 804 mijë e 618 emaile.
3 milionë e 47 mijë e 306 ndarje në format arkive.
2 milionë e 154 mijë e 264  dosje PDF.
1 milionë e 117 mijë e 26 imazhe fotografike.
320 mijë 166 tekste dokumentesh.
2 mijë e 242 formate të tjera dokumentare.

E gjithë kjo arkivë gjigande të dhënash e studios juridike Mossack-Fonseca duhet sistemyar sistemuar mbi bazën e një sistemi profesional arkivor të realizuar nëpërmjet programit NUIX.

Mediat që disponojnë dosjen gjigande thonë se pas sistemimit do të jetë më i thjeshtë eksplorimi i saj pasi do të jenë të ndara kategoritë, sipas shteteve/emrave/pronarëve/datave etj.

 

LISTA E PERSONAVE TË KONFIRMUAR SI TË PËRFSHIRË NË DOSJE:

ja-polikanet

Krerë shtetesh ose të qeverive në detyrë:

Mauricio Macri, President i Argjentinës
Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, Kryeministër i Islandës
Salman, Mbreti i Arabisë Saudite
Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe] Petro Poroshenko, President i Ukrainës

Ish-krerë shtetesh ose ish-qeveritarë:

Bidzina Ivanishvili, Ish-kryeministër i Gjeorgjisë
Ayad Allaui, Ish-kryeministër i Irakut
Ali Abu al-Ragheb, Ish-kryeministër i Jordanisë
Hamad bin Khalifa Al Thani, Ish-Emir i Katarit] Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani, Ish-Kryeministë i Katarit
Ahmed al-Mirghani, Ish-President i Sudanit
Pavlo Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës

Të tjerë zyrtarë/qeveritarë:

Abdeslam Bouchouareb, Ministër i Industrisë së Algjerisë
José Maria Botelho de Vasconcelos, Ministër i Naftës në Angola
Néstor Grindetti, Kryebashkiak i Lanusit, Argjentinë
Ian Kirby, President i Gjykatës së Apelit në Botsvana
João Lyra, Anëtar i Dhomës së Deputetëve në Brazil
Ang Vong Vathana, Ministër i Drejtësisë në Kamboxhia
Alfredo Ovalle Rodríguez, kuadro i shërbimit inteligjent në Kili
Jaynet Kabila, anëtar i Asamblesë Kombëtare në RD të Kongos.
Bruno Itoua, Ministër i Shkencës në Kongo
Galo Chiriboga, Prokuror i Përgjithshëm
Pedro Delgado (es),ish-Guvernator i Bankës së Francës
Jérôme Cahuzac, Ministër i Buxhetit në Francë
Stavros Papastavrou, ish-këshilltar i kryeministrit Antonis Samaras në Greqi
Zsolt Horváth, ish-anëtar i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë
Bjarni Benediktsson, Ministër i Financave të Islandës
Ólöf Nordal, Ministër i Brendshëm i Islandës
Anurag Kejriëal, President i një partie në Indi
Kalpana Raual, Kryetarja e Gjykatës së Lartë në Kenia
Konrad Mizzi, Ministër i Energjisë
James Ibori, Ish-guvernator në Nigeri
Muhammad Mustafa, ish-Ministër i Ekonomisë në Palestinë
Riccardo Francolini, ish drejtor i Bankës së Kursimeve të Panamasë
César Almeyda, Drejtor i Këshillit të Inteligjencës në Peru
Paweł Piskorski, ish-kryebashkiaku i Varshavës, Poloni
Emmanuel Ndahiro, Gjeneral Brigade në Ruanda
Muhammad bin Nayef, Ministër i Brendshëm i Arabisë Saudite
Michael Ashcroft, Anëtar u Dhomës së Lordëve, Angli
Michael Mates, ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, Angli
Pamela Sharples, anëtare e Dhomës së Lordëve, Angli
Victor Cruz Weffer, ish-komandant i ushtrisë, Venezuelë
Jesús Villanueva,  ish-drejtor i PDVSA, Venezuelë
Attan Shansonga, ish-ambasador i Zambias

Rastet e kushërinjve ose të  miqve të zyrtarëve:

Argjentinë- Daniel Muñoz,  ndihmës i ish-Presidentes Cristina Fernández de Kirchner dhe Néstor Kirchner
Azerbaijan- Mehriban Aliyeva, Leyla Aliyeva, Arzu Aliyeva, Heydar Aliyev and Sevil Aliyeva, familje e Presidentit Ilham Aliyev
Brazil- Idalécio de Oliveira, dyshohet se i ka dhënë rryshfet Presidentit të DHomës së DeputetëveEduardo Cunha
Kinë –  Patrick Henri Devillers- ish partner biznesi me Gu Kailai, gruan e ish zyrtarit të lartë komunist Bo Xilai- e dënuar për vrasje
Deng Jiagui- kunati i Presidentit kinez Xi Jinping
Jasmine Li- mbesa ish kreut të lartë të PK kineze Jia Qinglin
Li Xiaolin- vajza e kryeministrit kinez Li Peng
Ekuador- Javier Molina Bonilla, ish këshilltar i Drejtorit të Sekretariatit për Inteligjencën Rommy Vallej
Egjypt- Alaa Mubarak,  djali i ish-Presidentit Hosni Mubarak
Gana- John Addo Kufuor,  djali i ish-Presidentit John Kufuor
Guinea- Mamadie Touré, vejusha e ish-Presidentit Lansana Conté
Honduras – César Rosenthal, djali i zv.President Jaime Rosenthal
Itali – Giuseppe Donaldo Nicosia, i dënuar për dhënie rryshfeti së bashku me ish-senatorin Marcello Dell’Utri
Bregu i Fildishtë – Jean-Claude N’Da Ametchi, bashkëpunëtor i ish-Presidentit Laurent Gbagbo
Kazakhstan – Nurali Aliyev, nipi i Presidentit Nursultan Nazarbayev
Malajzi – Mohd Nazifuddin Najib, djali i kryeministrit Najib Razak
Meksikë – Juan Armando Hinojosa, “kontraktori i preferuar” i Presidentit Enrique Peña Nieto
Marok – Mounir Majidi, sekretar personal i Mbretit Mohammed VI
Pakistan – Maryam Nawaz, Hasan Naëaz Sharif dhe Hussain Naëaz Sharif, fëmijët e kryeministrit Naëaz Sharif
Rusi – Sergei Roldugin, Arkady Rotenberg dhe Boris Rotenberg, miqtë e Presidentit Vladimir Putin.
Senegal – Mamadou Pouye, mik i Karim Uade, djalit të ish-Presidentit Abdoulaye Uade
Afrika e Jugut –  Clive Khulubuse Zuma, nip i Presidentit Jacob Zuma
Spanjë – Pilar de Borbón, motra e ish-mbretit Juan Carlos I
Micaela Domecq Solís-Beaumont, gruaja e Miguel Arias Cañete, Komisioneri Evropean për Klimën dhe Energjinë.
Siri – Rami dhe Hafez Makhlouf, kushërinj të Presidentit Bashar al-Assad
Angli  – Ian Cameron, babai i kyeministrit David Cameron
OKB –  Kojo Annan, djali i ish Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Annan

Zyrtarët e FIFA-s:

Eugenio Figueredo, ish-President i CONMEBOL dhe zv.President i FIFA anëtar i Komitetit të Etikës
Hugo dhe Mariano Jinkis, biznesmen argjentin, gjithashtu u implikuar në vitin 2015 në skandalin korruptiv të FIFA.
Lionel Messi, futbollist i Barcelonës dhe kombëtares argjentine
Juan Pedro Damiani anëtar i Komitetit të Etikës në FIFA
Michel Platini, ish-President i UEFA
Jérôme Valcke, ish-Sekretar i Përgjithshëm i FIFA

 Mare nga HashtagAL

www.aliiss.org

Leave a Reply