BE: Liderët politikë të Kosovës t’i ulin tensionet

27 Shkurt 2016

Bahkimi europian

Bashkimi Evropian, nëpërmjet një kumtese të sotme, ka theksuar se Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin si president të Kosovës, në një atmosferë të tenisonuar dhe përçarëse dhe se skenat që i kemi parë dje në kuvend me këtë rast janë ekstremisht shqetësuese.

Mëtutje, theksohet se “aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme” dhe se “retorika nxitëse vetëm e thellon ndarjen dhe e vështirëson dialogun”.

Në fund të një kumtese të shkurtër, lidhur me zgjedhjen e djeshme të ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, njëherësh lider i PDK-së, për president në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian thekson se pret “që liderët politikë të Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet”. Informon Indeksonline.net

www.aliiss.org

Leave a Reply