John Kerry mban premtimin per “Kampin Liria” ne Irak. Kete radhe nuk i beson Ambasades as Rames

10 Shkurt 2016

kerry ashraf kamp

Duke patur parasyshe qe ne negociaten e pare me kryeministrin Rama, mbi mundesine e shkaterrimit te armeve kimike Siriane ne Tirane, zoti Kerry nuk pati sukses, atehere kete radhe ai eshte detyruar qe te vije vet ne Tirane dhe ta dergoje deri ne fund premtimin qe ai u kishte bere disidenteve Iraniane te vendosur fillimish ne Qytetin Ashraf dhe me vone ne Kampin e Lirise ne Bagdat.

Sipas informacionit te mare nga Tv Top Chanel, kete radhe John Kerry ka mare edhe OK e kryetarit te Opozites, cfare ne rastin e armeve kimike ishte lene ne erresire totale. Ne fakt ky veprim eshte mese i sakte dhe tregon shume profesionalizem nga ana e Kerryt, pasi nuk ka besuar apo nuk i ka vene ne prove as Ambasaden e tije ne Tirane, as kryeministrin Rama, si ne rastin e pare. Sipas shume analizave te kryera ne rastin armeve kimike te Sirise, nje nga aludimet e mos kryerjes se ketij procesi ka qene edhe “ndoshta nje neglizhence e ambasadorit Arvizu” ne ate kohe.

Keshtu qe zoti Kerry ka dashur qe ky proces te perfundoje me sukses, sic ishte edhe procesi i njejte me kete, ne fillim te Veres 2013 ku qeveria Berisha pranoi nje numer te konsiderueshem te ketyre disidenteve.  Keshtu qe me kete rast ka shfrytezuar edhe pervjetorin e 25 te rivendosies se maredhenieve diplomatike mes dy vendeve.  Me poshte gjeni nje shkrim te botuar ne tetor 2015 ne lidhje me nje sulm te rende ndaj Kampit te Lirise ne Bagdat, per te shikuar rendesine e ketij operacioni qe Shqiperia ka gjasa ta kryeje me sukses per here te dyte.

 

Irak : SHBA dënon sulmin vdekjeprurës me raketa në kampin Mojahedin në Irak

ashraf

 

Ne foto; anetaret e Kampit te Lirise te vrare gjate sulmit  te dt 29 Tetor 2015

Yerevan Saeed 30/10/2015

Washington DC-Ligjvënësit dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kane dënuar sulmet me raketa ndaj grupit iranian disident Mojahedin-e Khalq (MEK) në Kampin Liria në Bagdad të enjten, duke e quajtur atë një sulm terrorist.

“Shtetet e Bashkuara dënojne ashpër sulmin e sotëm brutal, të pakuptimtë terrorist në Camp Hurriya që vrau dhe plagosi banorëve të kampit,” eshte shprehur Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në një deklaratë.

Një breshëri raketash kane qëlluar kampin Liria të enjten ku kane lene te vrarë 23 anëtarë të MEK dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, ka raportuar faqia e internetit të organizatës, duke treguar fotot e viktimave.

“Departamenti I Shtetit, përmes Këshilltarit të tij te Lartë për Zhvendosjen e MEK, do të mbetet i angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur banorët e Kampit Hurriya në vende të përhershme te sigurta, sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kerry.

Sekretari Amerikan i Shtetit tha se qeveria e tij kishte kontaktuar zyrtarët e Irakut “për të siguruar se Qeveria e Irakut do te jape te gjithë ndihmën e mundshme mjekësore dhe emergjente për viktimat.”

MEK, i njohur zyrtarisht si e Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka thënë se “më shumë se 80 Katyusha dhe raketa Falagh janë përdorur në këto sulme.”

Lideri i grupit zonja Maryam Rajavi akuzoi Iranin për orkestrimin e sulmit, duke shtuar se qeveria e Irakut ishte përgjegjëse për mbrojtjen e banorëve të kampit.

“Sipas mendimit tonë, megjithatë, siç ishte rasti në gjashtë masakrat e mëparshme në Ashraf dhe Kampit te Lirisë, agjentët e regjimit Iranian në qeverinë e Irakut janë përgjegjës për këtë sulm dhe Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë në dijeni të këtij fakti, “tha Rajavi.

Kerry i bëri thirrje Bagdadit që të ofrojë siguri shtesë dhe “për të gjetur autorët e krimit dhe të mbajë ato përgjegjëse për sulmin”, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme  Ed Royce e përshkroi sulmin si “thellësisht shqetësuese”

“Me rritjen e përfshirjes se Iranit në Irak, situata e sigurisë rreth Kampit te Lirisë është gjithnjë e më e rrezikshme,” tha ai. “Qeveria e Irakut ka bërë një angazhim ndërkombëtar për të mbrojtur banorët e kampit.”

Nën presionin e Uashingtonit, Bagdadi ra dakord për te zhvendosur mbi 3000 anëtarë të MEK nga kampi Ashraf në provincën Diyala në Kampin e Lirise në vitin 2012 pasi qeveria amerikane e ka hequr MEK nga lista e organizatave terroriste në të njëjtin vit.

www.aliiss.org

Leave a Reply