Si mbërrijnë tek terroristët francezë kallashnikovët shqiptarë

5 Janar 2015

trafik armesh france

Pas atentateve vrastare të fillim dhe fundvitit në Francë, ku disa nga krimet u kryen me armën e njohur Kallashnikov, emisioni prestigjoz i Canal Plus, “Special Investigation” i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kalon Kallashnikovi për të mbërritur deri në Francë. Lapsi.al e ka regjistruar atë për të kuptuar më shumë.

Në reportazhin e trasmetuar këtë të hënë në ora 21 00 një vend rëndësishëm (rreth 20 minuta)I kushtohej edhe Shqipërisë. Gazetarja Vanina Kanban, një njohëse e mirë e Ballkanit që ka bërë edhe një dokumentar për trafikun e organeve në Kosovë, ka zbarkuar në Rinas, është takuar me trafikantët dhe ka ndjekur një pjesë të udhëtimit të tyre nëpër 5 shtete (2500 KM) deri në Strazburg të Francës.

Ajo ka intervistuar trafikantët dhe ndërmjetësit e tyre, me premtimin për ti mbuluar fytyrat dhe për ti ndryshuar zërin. “Po u ndeshëm me policinë do të themi se po bëjmë një reportazh për plazhet dhe turizmin e Shqipërisë, nëse na marin kamerën kartën grafike do e fshihni në brekë dhe nëse zbulohemi e keni kokën në rrezik” i thotë trafikanti gazetares.

Kanban interviston një mbledhës armësh shqiptar i cili i thotë se fiton deri në 25 mijë euro në vit me shitjen e tyre jashtë. Ai i thotë se është i friksuar që e bën këtë punë, po nuk ka shumë mundësi të tjera jetese.

Pastaj dokumentari shpjegon se përse, pas krizës së piramidave në vitin 1997 Shqipëria u mbush me kallashnikovë, pistoleta dhe bomba.

Por më i rëndë se këto kujtime të së shkuarës është supozimi se kallashnikovët me origjinë nga Shqipëria, mund të jenë ata që që shkaktuan viktimat e gazetës Charlie Hebdo apo të teatrit Bataclan. Sipas shikimit që Lapsi.al  i bëri dokumentarit kjo ide del e qartë. Sepse megjithëse grupi i dokumentaristëve francezë që e shoqëronte me makinë dhe me kamera trafikantiin shqipëtar, i humi gjurmët e tij pasi kishte kaluar kufirin kroat, një ide del e qartë, një pjesë e arsenalit vrastar që mbërrin në duart e terorristëve në Francë, rrjedh edhe nga Shqipëria. Mare nga Lapsi.al

www.aliiss.org

 

Leave a Reply