Meliza Haradinaj Stublla: Më shumë se asgjë, Kosovës i duhet shkencë, shëndetësi, arsim, ekonomi e punësim

4 Dhjetor 2015

meliza

Dilema e politikës kosovare është :

1. Shkelje të kodit penal (përdorim të gazit lotsjellës) apo
2. Shkelje historike të Kushtetutës (me faljen e territorit dhe ndarjen etnike të Kosovës).

Një politikan si kryeministri Isa Mustafa që ka notuar në pushtet vazhdimisht nëpër dekada duke përdorur gomat e tradhtisë ndaj bashkëpunëtorëve të tij: njëherë Ibrahim Rugovën duke ia ndalur financat, pastaj duke tradhëtuar Fatmir Sejdiun, pastaj duke tradhëtuar Bllokun opozitar LVAN, tani duke tradhëtuar vetëveten me ndryshim qëndrimesh brenda natës!

Kryeministër, cka nëse opozita nuk kishtë hedhë gaz lotsjellës? Ju mesiguri se në kushte normale nuk do ta ftonit atë në dialog për të kontribuuar në procese si demarkacioni e asociacioni.

Kryeministër, cka nëse Sekretari Kerry nuk do të vinte në Kosovë? Mesiguri se ju do të vazhdonit ta quani opozitën ‘ISIS.’

Kosovës nuk i duhet një kryeministër i tillë kukull. Më shumë se asgjë, Kosovës i duhet shkencë, shëndetësi, arsim, ekonomi e punësim. Kur i kemi këto, nuk do të kishim as më të voglën arsye të dyshojmë se ju jeni në gjendje të negocioni marrëveshje që dëmtojnë pariparueshëm vendin.

Dialogu të fillojë atëherë kur anulohen tërësisht marrëveshjet, të lirohen deputetët, dhe të rifillojë procesi nga pika zero, me transparencë të plotë dhe përgjegjësi gjithëpërfshirëse.

Meliza Haradinaj Stublla

Drejtore Ekzektuive

Kosovo Institute of Diplomacy

www.aliiss.org

Leave a Reply