Programi i USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë (JuST), i filluar në tetor 2010 inaguron Arkivin Qendror Digjital

14 Korrik 2015

Lu JUST

Sot, USAID/Albania, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë inauguruan Arkivin Qendror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të të gjitha seancave gjyqësore të zhvilluara në sallat e gjyqeve të Shqipërisë, informon Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane.

Arkivi Qendror ofron nivele të larta sigurie për të dhënat, si dhe mundësinë që përdoruesit e autorizuar, siç janë inspektorët gjyqësorë, të aksesojnë në distancë regjistrimet audio. Ambasadori i SH.B.A-së, Donald Lu, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori mbajtën fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni.
Inspektorët gjyqësorë do ta përdorin arkivin qendror për të hetuar ankesat kundër gjyqtarëve, si dhe për të mbështetur me të dhëna vlerësimin e gjyqtarëve për promovim apo marrje masash disiplinore.

USAID-i ka mbështetur procesin e instalimit të teknologjisë së Regjistrimit Dixhital Audio (RDA) në të gjitha gjykatat shqiptare. Tanimë, mbi 80 përqind e të gjitha seancave gjyqësore regjistrohen me anë të sistemit RDA. Ky sistem garanton një procesverbal të saktë (fjalë për fjalë) të seancave gjyqësore, e rrjedhimisht edhe një sistem gjyqësor më të efektshëm e të përgjegjshëm, që i ofron palëve më shumë transparencë e paanshmëri. Sistemi RDA është shtrirë në të gjitha sallat e gjyqit, gjithsej 140, të 36 gjykatave shqiptare, ku përfshihen ato në rajonet e apelit të Korçës, Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës e Shkodrës, gjykatat e shkallës së parë dhe apelit për krime të rënda, gjykatat administrative të shkallës së parë të Tiranës, Korçës, Vlorës dhe Shkodrës, Gjykata e Apelit Administrativ, si dhe Gjykata e Lartë. USAID-i ka realizuar trajnimin lidhur me përdorimin e sistemit RDA për 740 punonjës të gjykatave, ku përfshihen gjyqtarët dhe stafi administrativ i tyre.
Projekti JuST i USAID-it do të vijojë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë derisa të gjitha sallat e gjyqeve në Shqipëri të pajisen tërësisht me teknologjinë RDA dhe të lidhen me Arkivin Qendror.

Programi pesëvjeçar i USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST), i filluar në tetor 2010, synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimin e rolit mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatisë në Shqipëri.

www.aliiss.org

Leave a Reply